Pas Prishtinës, Miroslav Lajçak u nis drejt Beogradit për t`i përcjelle nga afër edhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç mesazhin e nevojës urgjente të ç’tensionimit të situatës në veri të Kosovës, si edhe pritshmëritë që kanë ndërkombëtarët nga palët.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç tha se me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, kishte diskutuan mbi situatën aktuale, mbi mënyrat se si të ulen tensionet në terren dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja.
“I kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet në mënyrë më konkrete për të gjitha këto çështje”, tha Vuçiç. Në Prishtinë Lajçak u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se kishte mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se “ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapa konkretë”. Për shkak të mospërmbushjes së tre kërkesave të parashtruara, BE-ja që nga fundi i qershorit ka nisur të zbatojë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
Lajçak nuk deshi të komentojë masat ndëshkuese që blloku europian i ka vendosur ndaj Kosovës, por bëri të ditur se Brukseli i ka gati sanksionet edhe për Serbinë. “BE-ja e ka bërë të qartë se sanksionet ndaj Beogradit do të zbatohen nëse vendet anëtare vendosin se Serbia nuk po i bindet BE-së. Ky është vendim i anëtareve te bllokut”, tha Lajçak.
Që nga fundi i majit, serbët po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Banorët lokalë serbë po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave. Bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për uljen
Top Channel