Ish-kampioni i padiskutueshëm i tenisit Boris Becker është përballur me një kauzë të papritur falimentimi disa vjet më parë, gjatë së cilës ishte detyruar të fshihte kuajt e tij të dashur në apartamentin ku banonte, thotë së fundi ish-gruaja e tij.
Modelja Lilly Becker thotë se Boris u detyrua për masën ekstreme kur përmbaruesit erdhën për ekzekutimet arbitrare në vilën e tij në Majorca të Spanjës.
Boris ishte detyruar të shpallte falimentimin në vitin 2017 për arsye të kontestuara nga media të ndryshme, ndërsa gruaja e tij e atëhershme Lilly thotë se gjatë vizitës së autoriteteve ai fshehu kafshët gjigante në dhomat e gjumit.
“Ata ishin përpjekur të hynin në dhomat e gjumit ku Boris kishte fshehur kuajt. Për kafshët duhen paguar taksa dhe ai nuk e kishte bërë”, shton ish-gruaja.
“Është pak qesharake pasi hyn në dhomën e gjumit dhe shikon një kalë. Më fal po është e çuditshme”.
Në një dokumentar televiziv thuhej vjet se dy herë kampioni i Wimbledon kishte shpërdoruar pasurinë e tij rreth 100milionë paundë me “stilin e jetesës prej playboy”.
Becker, i cili ka katër fëmijë nga tre gra, kreu dhe disa muaj burg vitin që shkoi pasi iu zbuluan asete të fshehura financiare pas shpalljes së falimentit.
Gruaja e tij e dytë Lilly, 47 vjeçe, e cila jeton në Londër, thotë: “Ai është i dashur, i lezetshëm por dhe gënjeshtar. Të gjitha gratë që ka pasur, sikur nuk ishte gati për të gjitha këto në jetën e tij”.
Në një dokumentar të fundit 55 vjeçari Becker, mohon të mos ketë paguar taksat e kuajve dhe t’i ketë fshehur ato në dhomën e gjumit.
Top Channel