Dibër/ Prenë dru në mënyrë të paligjshme dhe bënë ndërtime pa leje, katër persona nën hetim
05/07/2023 09:21
Një 36-vjeçar nga Zall-Bastar dhe një 32-vjeçar nga Bulqiza po hetohen në gjendje të lirë, pasi u kapën duke transportuar me automjetin e tyre, dru për zjarr, të cilët ishin prerë në kundërshtim me ligjin.
Sasia e druve dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasit V.I., 65 vjeç; B.T., 64 vjeç, banues në Dibër, pasi u konstatuan duke kryer punime për ndërtimin e dy objekteve, pa u pajisur me lejen e organeve përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel