Çfarë sollën satelitët nga hapësira? Rama: Kemi një bazë të leximit të territorit, sipas nevojës së dikastereve

05/07/2023 11:55

Shqipëria është lider në Ballkanin Perëndimor në dy aspekte, e nisi kryeministri Edi Rama, fjalën e tij gjatë eventit ku po prezantohen shërbimet e para që kanë sjellë dy satelitët e dërguar në hapësirë.

Rama renditi dy arsyet, që sipas tij e bëjnë vendin tonë lider në rajon.

“Njëri në sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes, që ka pesë elementë: tokë, det, ajër, hapësirë dhe “sferën kibernetike. Në të pesta, ne jemi të pranishëm, me fuqinë relative në raport me atë që duam të arrijmë.

Nga ana tjetër, jemi të pranishëm me një vizion shumë të kthjellët me atë ku duam të shkojmë.

Jemi vend lider sa i përket shërbimeve publike të digjitalizuara. Kemi hequr një barrë nga shpina sa i përket titujve të pronësisë, duke kaluar në një fazë të re të revolucionit digjital, ku Kadastra ka kaluar në një sistem të digjitalizuar. Jam i bindur që ky transformim do të sjellë lehtësi për qytetarët”.

Kryeministri u ndal më pas te produktet e para të siguruara nga satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”.

“Kemi një bazë fantastike të leximit të territorit, sipas nevojës së dikastereve. Patë këtu një hartë të përmbytjeve, që e bën të pamundur shtimin e sipërfaqeve të dëmtuara, për të rritur faturën në kurriz të shtetit.

Tani është shumë më e lehtë për agjencinë ligjzbatuese për të pasur qartësi të plotë, jo thjesht mbani sa sipërfaqe konstatohet droga, por edhe sa ndërhyhet mbi sipërfaqe.

Me të dhënat për produktet bujqësore, mund të marrim lajme shumë të mira që janë në territor, por që nuk mund ti marrim”.

Sipas Ramës, hapi më i vështirë ka qenë krijimi i kapaciteteve për t’i vënë në përdorim këto imazhe e që sot “falë grupit të ekspertëve e kemi kemi garanci”, tha kreu i qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA