“Albania 1” dhe “Albania 2” mbulojnë me imazhe 47 për qind të territorit tonë/ Balluku: Moti i keq ka vështirësuar punën e satelitëve

05/07/2023 11:25

“Albania 1” dhe “Albania 2”, dy satelitët e dërguar në hapësirë kanë arritur të mbulojnë me imazheri 47 për qind të territorit shqiptar gjatë gjashtë muajve të kaluar.

Satelitët do të përdoren për monitorimin e përmbytjeve, zjarreve, tërmeteve si dhe llogaritjen e dëmeve, tha sot zëvendës/kryeministrja Belinda Balluku, në një konferencë me praninë e disa ekspertëve për Shërbimin Satelitor.

“Realizimi i shërbimit satelitor është një tjetër sfidë, me të cilën jemi përballur me dëshirën më të madhe. Sot është një realitet dhe Shqipëria do të përfitojë maksimalisht, për të mbledhur informacion për tokën, ujin, nëntokën, ajrin, detit, çdo informacion që është me vlerë për të gjithë sektorët.

Jemi bërë vendi i dytë në rajon pas Sllovenisë, që kemi satelitë. Shërbimi satelitor do t’i mundësojë qeverisë autoritet të plotë menaxhimi”, tha Balluku.

Një ekip ekspertësh ka nisur trajnimin për përdorimin e të dhënave dhe imazheve nga satelitëve, tha më tej ministrja e Infrastrukturës.

Megjithatë, moti i pafavorshëm ka vështirësuar marrjet e imazheve nga dy satelitët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA