Rama mesazh urimi në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve: Gëzuar 4 korrikun Amerikë, Zoti ju bekoftë!

04/07/2023 09:02

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i uroi SHBA-së gëzuar 4 korrikun.

“Gëzuar 4 korrikun Amerikë. Zoti ju bekoftë!”- shkroi Rama, teksa mesazhin e shoqëronte nga emoyt e flamurit amerikan dhe atij kuqezi, të bashkuar nga një zemër, si dhe disa momente nga takimi i djeshëm me Presidentin e 42-të të SHBA.

Vlen të theksohet se, Bill Clinton ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, në një vizitë historike, për të cilën ai tha se ka dashur gjithmon të vijë mes nesh dhe këtë takim sado të vonë, do ta ruaj si një thesar.

Ish-presidenti amerikan njihet edhe si president nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. Presidenca e Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.

Për këtë arsye vizita e Clinton është përshëndetur nga e gjithë politika shqiptare, të cilët e konsideruan atë një hero kombëtar për kontributin që ka dhënë për kombin tonë. Clinton në këtë vizitë të parë do të qëndrojë në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA