Gentjan Bejtja ishte objektivi i atentatit të kryer mesnatën e djeshme në Krujë, ku pa jetë mbeti kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe i plagosur mbeti djali i mitur i shënjestrës Alvi Bejtja 13 vjeç.
Por kjo nuk ishte hera e parë që Bejtja i shpëton një atentati të orkestruar enkas për të.
Në shtator 2016, Bejtja i shpëtoi një shpërthimi me lëndë eksplozive në mjetin e tij ku mbeti i plagosur.
Janarin e vitit të kaluar Bejtja ishte gjithashtu objektiv i një atentati në Fushë Krujë. 9 janarin e 2022 ai po udhëtonte me makinë së bashku me Klodian Stafukën, kur drejt automjetit të tyre u qëllua me armë. Bejtja mori plagë në krah dhe si pasojë humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës.
Bejtja dyshohej edhe si autori i vjedhjes së automjetit me të cilin u bë vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Por së bashku me Enver Stafukën, Bejtja mori pafajësinë nga Gjykata e Durrësit, për mungesë provash si autorë të vjedhjes së mjetit të përdorur në vrasjen e komisarit në Tiranë në vitin 2013.
15 muaj pas këtij vendimi të Gjykatës dhe dy vjet pas vrasjes së Lamajt, në shkurt të 2015-s, Stafuka u rrëmbye nga persona të paidentifikuar dhe ngjarja mbetet ende e pazbardhur.
Si ndodhi atentati mbrëmjen e djeshme?
Sipas policisë, ngjarja e ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë. Autor/ët kanë qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Gentjan Bejtja i cili ishte bashkë me djalin e tij 13-vjeçar Alvi Bejtja dhe kunatin e tij Ramazan Sino.
Viktima që ndodhej në oborrin e banesës së kunatit ka humbur jetën, ndërsa i riu është dërguar në spital.
Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autor/ëve.
Top Channel