Gjendet pa jetë një 45-vjeçar në Liqenin e Farkës, dyshohet se u vetëmbyt
04/07/2023 09:02
Një 45-vjeçar është gjetur pa jetë ditën e sotme në Liqenin e Frakës.
Policia bën me dije se shtetasi M. D. dyshohet se u vetëmbyt.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel