Erdogan thotë se për trazirat në Francë duhet fajësuar ‘racizmi institucional’ (fotot)

04/07/2023 19:06

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka fajësuar sot për trazirat e dhunshme në Francë atë që quante “racizëm institucional” dhe të kaluarën koloniale të vendit.

“Në vendet që njihen për të kaluarën e tyre koloniale, racizmi kulturor është kthyer tashmë në racizëm institucional”, tha ai në komentet televizive, pas takimit të përjavshëm të kabinetit qeveritar.

“Shumë nga emigrantët atje janë të shtypur sistematikisht, të larguar nga hapësirat publike dje të detyruar të jetojnë në zonat e varfra ose getot muslimane”, shpjegonte ai.

Zhvillimi vjen teksa qeveria franceze po përballet me trazira masive thyerjesh e vjedhjesh në Paris dhe qytetet e tjera, që prej vrasjes së franko-alegjerianit 17-vjeçar Nahel M.

I riu u qëllua me plumb në kokë nga polici që e ndaloi gjatë një kontrolli në trafik, teksa ishte në timon.

Por mediat thonë se Erdogan e portretizon shpesh veten si mbrojtës të muslimanëve në botë, që kur partia e tij me rrënjë islamike erdhi në pushtet në Turqi dy dekada më parë.

Edhe dje ai fajësonte “islamofobinë” për trazirat, që sipas tij janë të lidhura me të kaluarën koloniale të vendit.

“Në thelb të ngjarjeve që kanë nisur në Francë është arkitektura e ngritur nga ky mentalitet, shumica e emigrantëve që shtypen sistematikisht janë muslimanë”.

Erdogan dënoi më tej thyerjet dhe grabitjet duke thënë se rruga nuk është vendi për të kërkuar drejtësi: “Por autoritetet duhet të mësojnë nga ky shpërthim shoqëror”.

FOTO GALERI
1/3
"Në vendet që njihen për të kaluarën e tyre koloniale, racizmi kulturor është kthyer tashmë në racizëm institucional”, tha ai në komentet televizive

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA