Presidenti turk tha se “përpjekjet e sinqerta” të Turqisë për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë po sabotohen qëllimisht.
Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin aktual mes Moskës e Kievit janë duke “u penguar dhe u shkatërruar nga lobi i luftës,” tha dje presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në komentet e bëra me gazetarët pas takimit të qeverisë në Ankara, Erdogan shtonte:
“Përpjekjet diplomatike që ne nisëm me procesin e Stambollit dhe vijuam me këmbimin e të burgosurve, për fat të keq po pengohen dhe sabotohen nga lobi i luftës”.
Presidenti pretendonte se dhe vetë Turqia është shënjestruar nga lobi i luftës, por pa përmendur saktësisht fajtorët.
Nëse përpjekjet e Turqisë do të ishin dëgjuar herët gjatë konfliktit, shumica e shkatërrimit do të ishte evituar, tha Erdogan.
Turqia thotë se ka mbajtur bisedime ndërmjetësimi mes Moskës e Kievit që pak pas nisjes së konfliktit në shkurt 2022. Negociatat kishin kulminuar në një marrëveshje paraprake paqeje që nisi në Stamboll.
Por Ukraina dhe aleatët e saj kishin shkelur premtimin pas tërheqjes së forcave të Moskës nga rrethinat e Kievit, pak pas arritjes së marrëveshjes.
Prej atëherë përfaqësuesit rusë e ukrainas nuk janë takuar më për negocjata.
Moska thotë se është e gatshme të zgjidhë krizën me përpjekje diplomatike, teksa vazhdimisht fajëson Perëndimin se nxit Kievin “të luftojë deri në ukrainasin e fundit”.
Udhëheqja ukrainase nga ana e saj thotë se nuk do të negocjojë me Rusine sa të jetë Putin në pushtet.
Top Channel