875 bimë narkotike janë asgjësuar ditën e sotme në Lezhë dhe Kurbin.
Policia bën me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët, 67-vjeçari me inicialet B.A.
Bimët ishin kultivuar në fshatra të ndryshme, konkretisht: 66 bimë në fshatin Krajen të njësisë administrative Blinisht, 500 bimë në fshatin Ungrej të njësisë administrative Ungrej dhe 121 bimë në fshatin Kolsh të njësisë administrative Manati.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Lezhë/Vijon në të gjithë territorin e qarkut, megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”.
Finalizohet faza e 22-të e këtij megaoperacioni ku asgjësohen në total 875 bimë narkotikë cannabis sativa, të kultivuara në tokë në rrethet Lezhë dhe Kurbin.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 67-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në Kurbin.
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, Policia e qarkut Lezhë ka vijuar paralelisht kontrollet në çdo skaj të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe veprimet e thelluara hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.
-Në kuadër të fazës së 22-të të këtij megaoperacioni, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Malbardhë, Kurbin, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, gjetën të kultivuara në tokë, në disa parcela, 188 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Falë veprime profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit B. A. 67 vjeç, banues në Kurbin si autor i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara edhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në disa fshatra, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies në total 687 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë. Konkretisht, 66 bimë në fshatin Krajen të njësisë administrative Blinisht, 500 bimë në fshatin Ungrej të njësisë administrative Ungrej dhe 121 bimë në fshatin Kolsh të njësisë administrative Manati.
Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel