Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Seman ku një autokombanjë është përplasur me një kamion.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është bllokuar qarkullimi në këtë aks rrugor për 1 km.

Mosrespektimi rregullave të qarkullimit si dhe mungesa e sinjalistikës dhe rruga e ngushtë që nuk lejon shkëmbimin e mjeteve të tonazhit të rënde ka sjellë edhe këtë aksident rrugor i cili është pa pasoja apo të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe ajo e rendit pasi është krijuar kaos në trafik në të dyja kahet e rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA