Zyrtarët mohojnë zhurmat e helmimit të mbretit Zulu, pas vdekjes së bashkëpunëtorit në Afrikën e Jugut (fotot)

03/07/2023 17:55

Pasiguria mbretëronte dje mbi shëndetit e mbretit Zulu të Afrikës së Jugut, kreut të mbretërisë tradicionale më me influencë në vend, teksa një zëdhënës i tij mohonte zhurmat se ishte shtruar në spital per kete arsye.

Zhvillimi vjen pas përhapjes së zhurmave se mbreti Misuzulu Zulu “ishte shtruar në spital” pas një helmimi.

Mbreti 48 vjeçar ishte ngjitur në fron vitin që shkoi pas vdekjes së babait të tij Goodwill Zwelithini, dhe një beteje të ashpër për pasimin e tij në fron.

Dje kryeministri Zulu, Princ Mangosuthu Buthelezi, tha në një njoftim për shtyp se monarku ishte shtruar në spital në vendin fqinjë Eswatini pasi ishte ndjerë i sëmurë.

Shumë media spekulonin se mbreti është helmuar pasi një ditë më herët humbi jetën papritur një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Douglas Xaba “kishte vdekur papritur dhe besohet se është helmuar”, tha Buthelezi. “Kur madhëria e tij filloi të ndjehej keq ne dyshuam se dhe ai mund të ishte helmuar”.

Ai shtoi se mbreti kishte preferuar të trajtohej në spitalin e Eswatini pasi “të dy prindërit e tij kishin marrë trajtim mjekësor në Afrikën e Jugut dhe më pas kishin vdekur”.

Burime të policisë në Eswatini konfirmonin për rrjetin AFP se mbreti po trajtohej në një spital privat pranë rezidencës mbretërore të vendit.

Një zëdhënës tha më tej: “Duket se ka një axhendë të orkestruar për të përhapur pretendime të pabaza e shpifjeje për shëndetin e madhërisë së tij”.

“Mbreti ka bërë vetëm kontrolle të përgjithshme pas vdekjes së bashkëpunëtorit të tij të ngushtë”.

Popullata Zulu arrin në 11 milionë dhe është rreth një e pesta e vendit me 60 milionë banorë.

Mbreti Zwelithini, i cili vdiq pas më shumë se 50 vjetësh në fron, la gjashtë gra dhe rreth 28 fëmijë.

Por dhe mbretëresha vdiq gati një muaj pas Zwelithini, duke emëruar Misuzulu si mbretin e ardhshëm – një vendim që nuk u përtyp kollaj nga anëtarët e tjerë të familjes.

FOTO GALERI
1/5
Mbreti 48 vjeçar ishte ngjitur në fron vitin që shkoi pas vdekjes së babait të tij Goodwill Zwelithini, dhe një beteje të ashpër për pasimin e tij në fron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA