Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një konferencë të përbashkët me ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, deklaroi se ai çeli një epokë të re të partneritetit strategjik me SHBA-në.

Rama shtoi se Shqipëria do t’i jetë gjithmonë besnike frymës dhe metodës Clinton.

“Në mbështetje të Shqipërisë presidenti Clinton firmosi krijimin e fondit, në radhë të parë çeli epokën e re të partneritetit strategjik me SHBA-në. Ai gjithashtu dërgoi në vendin tonë ambasadorët e tij, që na shoqëruan me përkushtim, por përsëri e përsëri ashtu siç ishte për Amerikën edhe Europën. Presidenti Clinton ishte pikë referimi.

I dashur zoti president ne në Shqipëri nuk merremi vesh lehtë me njëri-tjetrin, fundja ndoshta as ju në Amerikë, por po flas për ne. Madje është e sigurt që ne mund të mos biem dakord as për këtë që thash. Ju nuk do të gjeni një konsensus aq të madh sa në Shqipëri. Unë e them këtë me provë objektive.

Ndërkohë që Shqipëria, jam i lumtur të jua them, është gjithmonë besnike frymës dhe metodës Clinton. Shqipëria është vendi më pro-amerikan që mund të gjendet sot. Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim në Amerikë”, deklaroi kryeministri.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton vizitoi sot për herë të parë tokën shqiptare, dhe do të qëndrojë edhe ditën e nesërme, 4 korrik që përkon me pavarësinë e SHBA. Clinton u prit me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministri Edi Rama.

Ish-presidenti amerikan njihet edhe si president nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. Presidenca e Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA