Dy persona janë arrestuar nga blutë e Vlorës, pasi shpërndanin doza kokaine në lokalet e natës në Himarë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë A. Rr., 26 vjeç dhe N. V., 34 vjeç, të dy banues në Borsh, Himarë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi kokaine, rreth 130 doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shpërndanin dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel