Kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion ka paraqitur këtë të hënë në raportin vjetor të SPAK.

Dumani ka listuar problemet e SPAK-ut gjatë vitit që lamë pas, teksa tregon se është bërë shqetësues numri i lartë i procedimeve të mbartura. Deri në fund të këtij viti, tha Dumani, prokurorët duhet të përqendrojnë energjitë për të përmbyllur dosjet e pashqyrtuara.

Mungesa e infrastrukturës, është një tjetër problem, që pritet të zgjidhet me ambientet e reja të marra me qira e që do t’i vihen në funksion SPAK-ut.

“Kemi vuajtur mungesën e infrastrukturës. Kemi punuar 3-4 prokurorë në një zyrë. Edhe administrata, por kjo problematikë tashmë mund të konsiderohet e zgjidhur, pasi na është vënë në funksion një tjetër godinë”.

Dumani foli për mungesën e ekstradimeve të persona në kërkim, që qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shfrytëzuar faktin se mes dy vendeve nuk ka marrëveshje për ekstradime.

“Mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit, kryesisht nga Emiratet Arabe, që ka vënë në vështirësi. Procedurat e ekstradimit vazhdojnë, por s’kemi asnjë të ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Paga më të larta kërkoi kryeprokurori për ekspertët e provave digjitale.

“Statusi financiar jo i kënaqshëm i ekspertëve të provave digjitale. Ne kemi një laborator, por trajtimi i tyre financiar lë për të dëshiruar. Kemi frikë se mund të na largohen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA