Pogradeci nën “pushtetin e errësirës”! Qytetarët denoncojnë në “Ti Raporton”: Për të tretën natë, gjysma e qytetit pa drita

03/07/2023 11:36

Në nisje të sezonit turistik, Pogradeci është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike.

Kanë qenë qytetarët, të cilët përmes një mesazhi në “Ti Raporton” në Top Channel, kanë denoncuar fenomenin duke pyetur të shqetësuar nëse do të ketë më mungesa të energjisë elektrike.

Sipas qytetarëve është nata e tretë tashmë, që s’ka drita në thuajse gjysmën e qytetit për orë të tëra.

Nata e tretë në Pogradec që nuk ka drita/ energji disa orë. A do ketë më kufizim energjie? Është pothuajse gjysma e qytetit…”- shkruhet në denoncim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA