Veshjet tona përmbajnë substanca të tjera të rrezikshme, por ne ende dimë pak për ndikimin e tyre.

Kimikatet në veshje janë një çështje komplekse, e errët dhe e pa hulumtuar. Për doktoraturën e saj në departamentin e toksikologjisë së integruar dhe shëndetit mjedisor, Dr Kirsten Overdahl kaloi vite duke distiluar dhe kataloguar veshjet në një përpjekje për të provuar se ato janë të dëmshme për lëkurën. Shumica prej tyre as nuk janë etiketuar, aq më pak testuar.

“Unë shoh çdo ditë, vetëm nga të dhënat tona të papërpunuara, se ka mijëra kimikate në një kampion. Kjo është absolutisht e tmerrshme… Kjo nuk do të thotë se çdo kimikat është i dëmshëm. Disa janë të padëmshme“, shpjegon ajo

Qendra për Shëndetin Mjedisor në Kaliforni ka gjetur nivele të larta të kimikatit BPA (një kimikat i sintetizuar i aftë të imitojë estrogjenin) që në çorapet poliester-lateks si dhe në reçipetat sportive nga dhjetëra marka të mëdha dhe të njohura.

Kanadaja testoi 38 pjesë të veshjeve për fëmijë nga markat e modës të shpejtë dhe zbuloi se një në pesë prej tyre kishte nivele të larta të kimikateve toksike si plumbi dhe fluori, që tregon praninë e PFAS (kimikat me veti toksike), një klasë shumë toksike e “kimikateve” që në veshje përdoret për t’i bërë ato më të sigurta ndaj njollave.

Disa nga kimikatet që shkencëtarët kanë gjetur në veshje janë: tributilfosfat, acid fumarik, dhe ngjyrat disperse që përdoren në teknologji të ndryshme për ngjyrosje të shpejtë. Këto kimikate janë përgjegjëse për sëmundje si kanceri, alergjitë, infeksionet e lëkurës si dhe ndikojnë në toksicitetin e organeve riprodhuese.

Një studim i vitit 2022 nga Prof.Miriam Diamond nga Universiteti i Torontos dhe Prof.Graham Peasle, profesor i fizikës bërthamore vlerësoi se fëmijët që mbanin uniforma shkollore rezistente ndaj njollave i bënte ata të ekspozoheshin ndaj kimikatit PFAS. Ky kimikat është shkaktar i disa formave të kancerit, krijon çrregullime në organet riprodhuese, ndikon në obezitet dhe në rënien e sistemit imunitar. Kur grumbullohet në gjak, PFAS konsiderohen toksike në nivele që krijojnë probleme të rënda shëndetësore.

Gjithsesi, nevojiten më shumë kërkime se sa lehtë kimikati PFAS i gjendur në veshje, mund të absorbohet nga lëkura dhe në qarkullimin e gjakut, por rezultatet janë mjaft alarmante për të nxitur një revoltë ndaj përdorimit të saj në veshje të ndryshme.
Nëse për disa kimikate ka shpresë sepse nëse ndalohet ekspozimi ndaj tyre për një farë kohe ato largohen nga trupi, për PFAS-në nuk ka, pasi ky kimikat qëndron përgjithmonë në organizëm.

Rezultatet e testeve toksike që po grumbullojnë studiuesit dhe avokatët në Amerikën e Veriut dhe Evropën kanë si qëllim që të vënë alarmin për këtë sektor pak të studiuar por shumë “të populluar”. Pavarësisht raporteve të shumta në faqen e Komisionit për Sigurinë e Produkteve dhe të Konsumatorit për djegie lëkure nga veshjet e ndryshme, pa prova konkrete është e vështirë të dilet në një qëndrim dhe deklaratë përfundimtare.

Megjithatë, Bashkimi Evropian ka ndaluar më shumë se 30 substanca për përdorim në sektorin e modës. Ndalimi i propozuar i BE-së, i udhëhequr nga Gjermania dhe Holanda, konsiderohet të jetë legjislacioni më radikal kimik i propozuar ndonjëherë. Dhe ky konsiderohet një hap i madh nga shumë studiues. Përtej modës, është e qartë se shumë amerikanë janë të shqetësuar për faktin se qeveria nuk është duke e bërë detyrën e saj për t’i mbrojtur nga këto substanca të dëmshme. Kjo për arsyen e thjeshtë se moda, është një industri globale prej 2.5 trilion dollarësh.

Shumë shtete të SHBA, po vihen në lëvizje për të kufizuar përdorimin e PFAS.

Burimi: The Guardian

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA