Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ardhur sot në Kuvend me një buqetë me grurë, një mënyrë simbolike për të kërkuar subvencionim për fermerët.
Duke kujtuar thirrjen e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, që fermerët të mbjellin grurë në masë, Korreshi tha se tani fermerët kanë dalë me humbje. Fermerët e Myzeqesë nuk kanë marrë asnjë subvencion, pavarësisht se qeveria ua kishte premtuar, tha deputeti në deklaratën para gazetarëve.
“Janë nga fermerët e Myzeqesë drejtuar qeverisë, veçanërisht ministres të Bujqësisë, që u tha të gjithëve të mbjellin grurë edhe në prill.
Meqë i morëm votën, ia futën pak në çmim. Nuk po i subvencionojnë fermerët, që po sheshin grurin me çmim shumë më të ulët se ai në bursë. Të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe presin nga qeveria t’u japë ndonjë subvencion”.
Top Channel