Një adoleshent i zhdukur para tetë vitesh është gjetur i gjallë.
Sipas mediave të huaja, Rudy Farias u raportua i zhdukur nga Houston i Teksasit më 6 mars 2015 në moshën 18-vjeçare.
Ai u pa për herë të fundit duke shëtitur dy qentë e tij pranë shtëpisë, sipas autoriteteve. Më pas të dy qentë u kthyen në shtëpi pa pronarin e tyre.
Qendra e Teksasit për të Zhdukurit tha të shtunën se Farias është “vendosur në mënyrë të sigurt” dhe po shërohet në një spital.
Arsyet e zhdukjes së tij mbeten të panjohura, por anëtarët e familjes thanë se ai vuante nga depresioni, veçanërisht pas vdekjes së vëllait të tij më të madh në një aksident me motor vite para zhdukjes së tij.
“Ai pa shokun e tij më të mirë të vdiste përpara tij”, tha Brenda Paradise, një hetuese private e angazhuar nga familja Farias në prill të vitit 2015.
Top Channel