Policia e Shtetit ka sjellë pamje të shoqërimit të ish-presidentit Bill Klinton, nga Rinasi në drejtim të Tiranës.
“Strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë në rrugëkalimet e ish-presidentit Klinton”, thuhet në njoftim.
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës viziton sot për herë të parë tokën shqiptare, ku do të qëndrojë deri më 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA.
Klinton është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili e quan mikun e përjetshëm të kombit shqiptar.
Klinton dhe delegacioni që e shoqëron pritet me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministri Edi Rama dhe shumë të pranishëm. Gjatë ceremonisë shtetërore, Klinton do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Top Channel