Ministri rus i mbrojtjes vlerëson ‘besnikërinë’ e ushtrisë gjatë rebelimit Wagner (fotot)

03/07/2023 18:58

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ngrinte lart sot “besnikërinë” gjatë kryengritjes së armatosur të grupit ushtarak Wagner që shënjestroi zyrtarë të lartë ushtarakë të vendit.

Shoigu tha se “planet e tyre dështuan pasi personeli i Forcave të Armatosura treguan besnikëri ndaj betimit dhe detyrës së tyre”.

Duke folur në takimin me krerët e ushtrisë Shoigu shtonte se thuajse të gjithë tanket Leopard që janë sjellë në Ukrainë nga Polonia dhe Portugalia, janë shkatërruar.

Ai shtonte se personali ushtarak në Ukrainë kanë luftuar “me guxim dhe vetëmohim për të realizuar detyrat e caktuara”, sipas agjencive vendase që sillnin komentet.

Ish-kreu i grupit ushtarak privat Wagner, Yevgeny Prigozhin ishte një kritik i ashpër i Shoigut, që e akuzonte se po i vidhte meritat për fitoret në luftën në Ukrainë.

Disa ditë më herët televizionet ruse tregonin Shoigu që inspektonte trupat në Ukraine pas revoltës së një jave më parë, or kritikët thonin se pamjet ishin xhiruar para ngjarjes.

Zhvillimet duket se shuajne zhurmat per shkarkimin e tij te mundshem nga Putin.

FOTO GALERI
1/3
Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ngrinte lart sot "besnikërinë" gjatë kryengritjes së armatosur të grupit ushtarak Wagner

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA