“Kufijtë janë të shenjtë”, Xhufi: Kush i vendosi Isa Boletini? Kurti nuk vepron si burrë shteti

03/07/2023 22:59

Ish-diplomati Pëllumb Xhufi është shprehur mbrëmjen e sotme në Top Story se tre komunat në veri të Kosovës nuk kanë qenë në hartën e Kosovës por janë lënë brenda kufijve të vendit me qëllim që të ndodhin trazira. 

Ai u shpreh se nuk është momenti të tregohet autoritet për tre fshatra.

“Këtu bëhet fjalë për votimin në tre katunde në Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Këto tre fshatra nuk kanë qenë të Kosovës, u lënë brenda për sherr, për këto sherret që bëjmë ne tani, për të pasur shkak Serbia të ndërhyjë. Kush i ka vënë ati kufij? Problemi është, u bënë votimet, u shtynë me të drejtë se nuk po merrnin pjesë serbët. U bënë zgjedhjet dhe në këto tre katundet u fituan, tani problemi është se vërtetë e fitove por duhet të arsyetosh se je burrë shteti. Nuk ka reagim reaktiv. Ky është një gjest e the diçka por e the në sens pozitiv dhe këtu ai vuri në siklet të gjithë veten e vet, SHBA-në, BE-në. Çfarë logjike ka kë do të drejtosh ti aty? Çoi policisë e Kosovës për të ruajtur vendin. Nuk është momenti të tregosh autoritet për tre fshatra. Aty është futur krimi e shërbimet speciale serbe aty është futur i gjithë Beogradi.”– tha Pellumb Xhufi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA