Presidenti i 42-të is SHBA-së Bill Clinton, gjatë fjalimit të tij në Tiranë ditën e sotme ka shprehur mirënjohje për mikritjen.
I mahnitur pas surprizës që iu bë para kryeministrisë, ku disa fëmijë mbanin mbiemrin e tij, Clinton tha se do e ruajë këtë vizitë si thesar.
Clinton komentoi edhe situatën e tensionuar në Kosovë, për të cilën tha se duhet të ndalet dhe se humanizimi është radhë të parë
Clinton: Faleminderit jam pa fjalë. Po të kisha një gjykim të shëndoshë nuk do të thoja asgjë. Jam vërtetë pa fjalë. Dua t’ju falënderoj për një moment që do ta ruaj si thesar për gjithë jetën time. Ka më shumë se dhjetë vite që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja se si po ndihej si po shkon dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë ton apolitike, dallimet filozofike e kundërshtive fetare ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën integritetin e të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha në lidhje e Kosovën. Unë dhe Hilary jetojmë 30 milje nga New York që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Shtë për të qeshur se një javë më parë kalova afër tre restoranteve shqiptare atje dhe njerëzit filluan të më tregonin për agjendën time këtu e dinin më mirë ata se unë. Dua t’i them faleminderit kryeministrit për fjalët e tij lidhur me politikën time. Për mua është i rrënjosu shumë lidhja e politikës. Jam shumë mirënjohës që dhëndri im është këtu dhe para se të vinim fola me tre nipërit e mi në celular. Kur e pashë të ndodhte në Kosovë e në Bosnjë ajo gjë gjithë ato vite më parë e pashë të ndodhë një djalë i ri në vendlindjen time. Sa herë e kam parë këtë gjë në jetën time, kurrë nuk ka pasur lidhje me të vërtetën në zemër të vet por është vërë për të fituar pushtet pa asnjë llogaridhënie nga ata njerëz që shtyjnë kufijtë e mendojnë se janë krijuar të epërm nga zoti. Për ata që shërbejnë në qeveri e atyre që i shërbehet dhe praninë e grave në këtë qeveri. Për të rinjtë mbresëlënës që folën, disa prej të cilëve mbajnë emrin tim e të tjerët të familjarëve të mi ju kërkoj të mos shkurajoheni sepse këto probleme i kanë rrënjët tek një impuls që është më i vjetër se shtetet kombe dhe besimet tona fetare. Ka pasur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej llojit tonë diçka e keqe mund të ndodhë. Shihini këta fëmijë, gëzimi më i madh në jetë ndodh kur ne hapemi ndaj mundësisë që çdo person mudn të marrë. Edhe njëherë, e kam të vështirë të them diçka për atë që është bërë e thënë sot, mësimet e jetës time në politikë nuk janë ato që mësova në universitet apo në zgjedhje e sallën të diskutimeve në qeveri. I kam mësuar kur isha një djalë i vogël që rritesha duke parë njerëzit ët jetonin jetën e tyre dhe jam ndjerë përherë se fjala dhe nderi kishin një vlerë konstante për çdokënd dhe e mendoj se është e rëndësishme të pranojmë që dallimet ton kanë rëndësi dhe duhet të jemi të lirë e në gjendje të dëgjojmë njëri tjetri por nuk duhet të harrojmë se e vetmja mënyrë me të cilën do të lejohen të gjithë te kenë zërin e tyre është se të qënurit njerëz dhe humanzimi i përbashkët vlen më shumë. Jam mrekulluar sepse kur isha i ri e studioja luftën e ftohtë e botën komuniste e shihja Shqipërinë në hartë dhe shihej si një mister i pamatë, e mbyllur ndaj botës dhe më kujtohet kjo kur isha 18-vjeç dhe i thoja vetes a do të shkoj ndonjëherë aty e kurrë nuk ma merrte mendja se do të vija si president. Doja të vija të shihja historinë e vendit të mbyllur nga bota. Më keni dhënë një dhuratë shumë të madhe thjesht duke më thënë përshëndetje e duke më lënë ti shoh. Kam jetuar mes njerëzve që janë përpjekur të venë mure mes vetes gjithë jetës. Në fakt ko është më e shkuar në Shqipëri se në çdo vend tjetër dhe jeni shpërblyer. Ka një mosmarrvëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Ky nuk është vendimi im por i kosovarëve. Mendoj që kamë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët që të përpiqen të përfitojnë nga momenti e të paraqesin argumentin e tyre. Mendoj se duhet ta mbyllin këtë marrëzi , ka njerëz që jetojnë aty.
Top Channel