Një qytetar nga Kosova që po pushonte në zonën e Golemit ka humbur jetën sot, pasi dyshohet se u mbyt në det.

80-vjeçari ka qenë duke u larë në det, kur dyshohet se është mbytur. Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 15:00.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, që regjistron viktimën e parë të këtij sezoni veror në plazhet e Durrësit dhe Kavajës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA