Opozita ka kërkuar ndryshim të rendit të diskutimeve përgjatë seancave të fundit parlamentare në Kuvend për këtë sesion.
Deputetja Jorida Tabaku tha se duhet të diskutohet në mënyrë urgjente paketa e ndryshimeve në drejtësi dhe jo të futet me procedurë të përshpejtuar ligji i kanabisit.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk mund të bëhen ndryshime në reformën në drejtësi pa u konsultuar me dy partnerët, SHBA dhe BE.
Tabaku: Përshëndes dhe uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton. Do kish qenë e udhës të përshëndetej nga kuvendi. E para, në emër të PD dua t’i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton në Tiranë. Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për kosovën, për shqiptarët ashtu sicc ka thënë; Ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen. Do kish qenë normale që ky parlament t’I uronte mirëseardhjen por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private.
Lini pas dore ndryshimet në Reformën në Drejtësi dhe sillni me procedurë të përshpejtuar ligjin e kanabisit. Së dyti, sot ne diskutojmë raportet e institucionet e drejtësisë që ka interes. Ne të gjithë e përdorim drejtësinë si retorikë të ditës, sot i kemi përfaqësuesit në parlament për të na dëgjuar se kush janë shqetësimet tona. Ju kujtoj që nga shtatori I vitit të shkuar institucionet e drejtësisë kanë paraqitur disa propozime dhe kërkesa në lidhje me ndryshimet. Janë bërë 8 vite që është ndryshuar kushtetuta dhe miratuar paketa e ligjeve. Siç edhe kuptohet ka pasur probleme që lidhen si me zbatimin, me influencën politike, me shkollën e magjistraturës, me hapësirën që hapin këto institucione me politikën. Opozita ka qenë e hapur që të diskutojmë jo me listë dëshirash por me ndryshime që janë në një farë mënyre akomodim i interesave të individëve të caktuar. Por ne duhet të flasim për çfarë ka nevojë kjo drejtësi e re për të funksionuar? Ne po mbyllim sesionin dhe nuk jemi gati për të miratuar paketën e ndryshimeve të tjera në reformën në drejtësi.
Së treti, është prezantuar një ligj nga qeveria për kanabisin mjekësor. Për mua, nuk duhet në mënyrë absolute që të lihet për dy javët e fundit dhe të miratohet në seancën e fundit në parlament. Nëse ka diçka të nevojshme ky parlament është nevoja e ndryshimeve të paketës së reformës në drejtësi. Çfarë mund të bëjmë ne ndryshe? jo arnime! Si mund ta përmirësojmë sistemin? Paraqitja e ligjit për kanabisin mjekësor dhe heqja nga portal I diskutimit publik për ta sjellë shpejt në parlament pa I dhënë hapësirë as shoqërisë civile, as grupit të interesit, donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për mua lë dyshime. Në emër të PD kërkoj që mos ta nisim diskutimin mbi këtë ligj. Mos na vendosni përpara përgjegjësisë që të bëhen seanca maratonë ndërkohë që parlamenti ka qëndruar për muaj bosh pa shqyrtuar asnjë ligj.
Balla: Zonja Tabaku qetësohu se në dy minuta shkove nga Amerika tek kanabisi, vizita e Klinton në prag të pavarësisë është e mirëseardhur, e gjithë opozita që e konsideron, duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot ku kryeministri do të dekorojë zotin Klinton për gjithë atë kontribut. Mos u vetëpërjashtoni, është një ceremoni e hapur, fakti që e dekoron kryeministri, do nderoni veten tuaj dhe ata që ju kanë sjellë këtu. Kuvendi duhet të shprehet me një rezolutë për drejtësinë në tërësi. Nuk shkon të bëjmë një për ILD një për SPAK, do të bëjmë një për drejtësinë në përgjithësi. Për sa i përket pjesës tjetër, se vetëm tek Tabaku ka vend për të replikuar se ata që furnizonin me naftë Millosheviçin. Pa u konsultuar me SHBA dhe BE nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi. Nuk do e kishim bërë dot, do të ishte Adriatiku, do të ishte ky se shkonte i biri, mos ta përdorim këtë për politikë, janë çështje të rëndësisë kombëtare. Edhe ju jeni pjesë e komunikimeve. Të mërkurën takim përfundimtar me miqtë ndërkombëtarë, pa të cilët nuk do e bënim reformën, pse jo t’i miratojmë në seancën e fundit, ta nisim shtatorin me miratimin e ndryshimeve.
Seancë Plenare 3 Korrik 2023
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.6.2023.
2. Njoftime.
3. Raport mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2022.
4. Raporti mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për 2022.
5. Raport i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2022.
6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2022.
7. Raporti i Veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2022.
8. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
Top Channel