
Sot është radha e Vlorës për të marrë detyrën të zgjedhurit e rinj të pushtetit vendor.
Në qytetin bregdetar është konstituuar këshilli bashkiak, si dhe bën betimin kryetari i ri Ermal Dredha.
Gazetari i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi raporton se “prej orës 11:00 është duke u zhvilluar edhe mbledhja e parë e konstituimit të këshillit bashkiak për Bashkinë e Vlorës, por edhe marrja e detyrës për kreun e ri të kësaj bashkie, Ermal Dredha.
Në fakt, këtë mbledhje e ka nisur Prefekti i Qarkut të Vlorës i cili ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbledhje dhe më pas, takimi është drejtuar nga anëtari i këshillit më i vjetër në këtë mbledhje, Simo Petro Milo.
Në mbledhje kanë marrë pjesë deputetët e Vlorës, drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, si dhe pjesëmarrës të tjerë. Ish-kryetari Dritan Leli pritet të jetë në takim për t’i dhënë më në fund drejtimin Ermal Dredhës për Bashkinë e Vlorës.”
Top Channel