Mektrin Motors tashmë do të jetë prezent edhe në Republikën e Kosovës. Kompania ka sjellë në Kosovë përfaqësinë zyrtare të brendit prestigjioz Land Rover.
Të apasionuarit pas automjeteve luksoze, të fuqishme dhe moderne kanë mundësinë të zgjedhin të gjitha modelet e fundit të markës Land Rover në showroom-in e ri që tashmë është edhe në magjistralen Prishtinë – Lipjan.
Me një histori prej 18 vitesh në tregun shqiptar, Mektrin Motors ka treguar më së mirë se është lider në industrinë e automobilave duke përfaqësuar denjësisht markat më prestigjioze siç janë Jaguar&Land Rover, Volvo cars dhe Kia. Kualitetin dhe besueshmërinë ndaj klientelës shqiptare, Mektrin e ka sjellë edhe në Kosovë.
Në vitin 2017 Mektrin ka marrë përfaqësinë e markës premium Jaguar&Land Rover duke bërë një kthesë në historinë e saj si kompani.
Tashmë brand-i zë më shumë se 23% të “market share” në tregun shqiptar.
Top Channel