Juventus kthen vëmendjen nga Domenico Berardi.
Bardhezinjtë kanë piketuar pikërisht sulmuesin italian për të zëvendësuar argjentinasin Angel Di Maria, i cili qëndroi vetëm një sezon në Torino.
Berardi është një dëshirë e vjetër e bardhezinjve, por edhe një lojtar shumë i pëlqyer nga drejtori i ri sportiv, Cristiano Giuntoli, i cili më herët ka provuar ta marrë edhe te Napoli, por pa sukses.
Allegri ka planifikuar të luajë me skemën 4-3-3 dhe Berardi do të ishte profili i duhur për të “bërë me krahë” skuadrën, bashkë me italianin tjetër, Federico Chiesa.
Krahas cilësive teknike dhe eksperiencës së Berardit, bardhezinjtë vlerësojnë edhe kombësinë, pasi kanë si objektiv të rritin prezencën e italianëve në ekip.
Për të marrë kartonin e Berardit, Juventus do të duhet të paguajë rreth 30 milionë euro, shifër që mund të ulet nëse në marrëveshje me Sassuolon përfshihet edhe ndonjë nga të rinjtë e talentuar të bardhezinjve./ Super Sport
Top Channel