
23/02 15:46
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin port të Detit të Zi, Odesan, ndërsa Ukraina shënon sot Ditën e Marinës.
E mbajtur të dielën e parë të çdo korriku, festa nderon ata që mbrojnë vendin e tyre në ujë dhe në tokë.
Sot, Zelensky ka dëgjuar një raport nga komandanti i marinës së Ukrainës, ka diskutuar perspektivat për zhvillimin e një programi droni dhe raketash detare dhe ka paraqitur çmime për anëtarët e shërbimit.
Presidenti ukrainas falënderoi “luftëtarët” e marinës ukrainase në një video të postuar në Twitter, teksa tha se “anijet ruse tashmë kanë frikë t’i afrohen bregut tonë të Detit të Zi”.
Top Channel