Vendoste muzikë të lartë, nën hetim menaxheri i një lokali në Tiranë

01/07/2023 10:39

Një 36-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë pasi në lokalin ku ai punon si menaxher është konstatuar muzikë e lartë, që bëhej shqetësuese për banorët.

Gjatë kontrollit në lokalin e ndodhur në rrugën “Foto Xhavella”, policia sa sekuestruar edhe pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA