Autobusi i dasmorëve shpërthen në flakë, të paktën 25 të vdekur

01/07/2023 11:28

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi një autobusi që po i transportonte në një dasmë, ka shpërthyer në flakë në shtetin perëndimor të Indisë, Maharashtra.

Baburao Mahamuni, Zëvendës Mbikëqyrësi i Policisë në Buldhana, tha se incidenti kishte ndodhur në autostradën Samruddhi Mahamarg.

Mahamuni tha se të plagosurit po dërgoheshin në Spitalin Civil të Buldhanës.

Policia beson se autobusi u rrëzua për shkak të shiut rreth orës 2 të mëngjesit dhe rezervuari me naftë më pas mori flakë.

Kryeministri i Maharashtrës, Eknath Shinde përmes një postimi në Tëitter shprehu ngushëllime dhe ofroi kompensim për të afërmit e të ndjerit.

Ai tha se Fondi i Ndihmës së Kryeministrit do të sigurojë rreth 6,000 dollarë për familjet e çdo personi të vrarë “në këtë incident fatkeq”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA