14-vjeçari vdes nga vapa në park, SHBA, i nxehtë “ferri”:13 viktima!

01/07/2023 08:16

Një valë të nxehti përvëlues ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku zhiva e termometrit tregon shqetësuese në rajonet jugore e jugperëndimore.

Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vala ekstreme e të nxehtit që ka torturuar jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dy javët e fundit. Numri më i madh i viktimave u shënua në Teksas, pranë kufirit me Meksikën.

“Që nga e mërkura, ka pasur 11 vdekje gjithsej në këtë zonë”, pohuan zyrtarët lokalë. Rasti më i rëndë ishte ai i një 14-vjeçari i cili vdiq teksa po ecte në një park në një kohë kur temperaturat shënuan 48 gradë Celsius. Në mënyrë tragjike, njerku i viktimës ndërroi jetë dhe ai në një aksident automobilistik, teksa po nxitonte për ta shpëtuar djalin.

Ekspertët paralajmërojnë se përgjatë fazës së aktivitetit të fenomenit El Nino, disa shtete mund të jenë më të rrezikuara nga zjarret pyjore. Ndërkohë një grua 62-vjeçare vdiq në shtetin fqinj të Luizianës javën e kaluar, pasi një stuhi e dhunshme atje la me mijëra familje pa energji dhe rrjedhimisht pa ajër të kondicionuar, sipas zyrtarëve lokalë. Ditët e fundit, temperaturat në disa qytete jugore të SHBA-së kanë qenë shumë të larta dhe autoritetet lokale në Teksas kanë ngritur disa qendra ftohjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA