Presidenti rus Putin dhe kryeministri indian Modi kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme, sipas mediave ruse që citojnë Kremlinin.
Dyshja diskutuan gjendjen aktuale të punëve në Ukrainë dhe Modi shprehu “mbështetjen e tij për hapat e ndërmarrë nga udhëheqja ruse për të garantuar sigurinë në lidhje me ngjarjet e 24 qershorit”, raporton agjencia e lajmeve TASS.
Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë vazhduar të forcohen vitet e fundit, me Indinë që do të rrisë ndjeshëm blerjet e lëndëve të para ruse pasi Perëndimi vendosi sanksione dhe i ktheu shpinën naftës dhe gazit të Moskës.
Nafta më e lirë ruse përbënte 40% të importeve të papërpunuara të Indisë në maj, pasi varësia e saj nga nafta më e shtrenjtë nga Lindja e Mesme vazhdon të bjerë.
Top Channel