
23/02 22:48
Rusia e sheh të panevojshme zgjatjen e marrëveshjes së grurit, të siguruar me ndihmën e OKB-së, për t’i lejuar Ukrainës vazhdimin e operacioneve të eksportit përmes Detit të Zi.
OKB-ja, e cila ndihmoi ndërmjetësimin e marrëveshjes së bashku me Turqinë, ka shprehur shqetësimin pasi nuk u regjistrua asnjë anije e re që nga 26 qershori dhe po u bën thirrje të përfshirëve të sigurojnë që dërgesat të vazhdojnë të largohen.
“Ne u bëjmë thirrje palëve që të angazhohen për vazhdimin dhe zbatimin efektiv të marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”- tha zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.
Top Channel