Kumbaro në Sarandë: Dyfishohen kapacitetet e pastrimit në vijën bregdetare

30/06/2023 10:34

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha nga Saranda se Agjencia Kombëtare e Bregdetit për pastrimin e vijës bregdetare ka dyfishuar kapacitetet për sezonin turistik.

Gjatë këtij takimi në të cilin shoqërohej nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako, ministrja Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e bizneseve për respektimin e orareve të hedhjeve të mbetjeve dhe shkarkimin e tyre në vendin e duhur.

Unë i kam kërkuar Policisë së Shtetit që të mos falë në rast shkeljesh, sepse është krim mjedisor. Të gjitha këto shërbime që ne bëjmë, qoftë Agjencia Kombëtare e Bregdetit, qoftë Bashkia, bëhen me paratë e taksapaguesve. Nuk ka kuptim dhe nuk është aspak e falshme që bizneset të abuzojnë me oraret, të abuzojnë me mosshkakrimin e plehrave në vendin e duhur”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Sarandës Oltion Çaçi u shpreh se bashkia do të ndërtojë një plazh model publik në këtë qytet, me çadra dhe shezlone pa pagesë si dhe aktivitete sportive brenda territorit të plazhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA