Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një profesor në një kolegj në Maryland është pushuar nga puna për ngacmim seksual.
Ai i kërkonte të paktën 11 studenteve të hiqnin këmishat e tyre gjatë mësimit në mënyrë që të mund të kontrollonte gjoksin e tyre.
Profesori i Kolegjit Montgomery gjithashtu dyshohet se komentoi trupat gjysmë të zhveshur të studentëve dhe e quajte një “demonstrim mjekësor”.
Menjëherë pas kësaj, studentët raportuan ngacmimin dhe shkolla e pezulloi nga puna dhe pas tre muajsh ai u pushua.
Në një përmbledhje të rastit, Zyra e Departamentit të Arsimit për të Drejtat Civile (OCR) citoi prova se profesori, emri i të cilit mbetet anonim, i kërkoi të paktën 11 studente që të hiqnin këmisha dhe të mbanin vetëm sytjena sportive.
Në një letër drejtuar Presidentit të Kolegjit Montgomery, Dr. Jermaine F. Williams, OCR tha gjithashtu: Pasi hoqën këmishat studentet veshin xhaketat e tyre laboratorike, por Profesori kërkoi që ata të hiqnin xhaketat e tyre.
OCR nuk e bëri të qartë se çfarë ‘demonstrimi mjekësor’ po bënte profesori, por deklaroi se ‘nuk ishte e nevojshme heqja e veshjeve, apo komentet për trupin.
Top Channel