Gjeti foshnjën e braktisur para punës, zjarrfikësi që nuk bëhej dot baba bën gjestin e mrekullueshëm

30/06/2023 10:38

Një çift nga Florida që u përpoq për 10 vite me radhë të bënte një fëmijë, por pa sukses, u bënë prindër të një vajzë brenda ditës.

Burri i cili punonte zjarrfikës, gjeti të braktisur një foshnjë jashtë stacionit të zjarrfikëses.

Më 2 janar ai ishte duke punuar në momentin kur dëgjoi alarmin, jo për zjarr, por për një foshnjë të braktisur. Kur hapi kutinë ai gjeti vajzën e vogël të mbështjellë me një batanije rozë dhe me një shishe me vete. Sipas zjarrfikësit që preferoi të ngelte anonim gjatë intervistës, tha se vajza kishte ftohtë. Në momentin që e pa e përqafoi dhe e pa në sy. Që nga ai moment ai filloi ta donte atë si vajzën e vet.

“Ajo kishte një shishe të vogël me vete dhe kishte ftohtë. E përqafova, u pamë në sy dhe kaq, e kam dashur që nga ai moment”, tha ai.

Kur e çoi foshnjën në spital, ai dhe gruaja e tij kërkuan menjëherë ta birësonin, duke përshkruar luftën e tyre dhjetëvjeçare për t’u bërë prindër. Pas dy ditësh vajza e vogël, e quajtur Zoey, shkoi të jetonte me ta dhe u birësua zyrtarisht në prill.

Arsyeja pse zjarrfikësi vendosi të ndajë historinë e tij është që t’i bëjë të ditur nënës biologjike të Zoey që fëmija i saj po merr kujdes dhe dashuri nga prindërit e rinj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA