Fier/ Në pranga dy shtetas dhe dy të tjerë në kërkim për vepra të ndryshme penale

30/06/2023 09:14

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Një 42-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu një qytetar tjetër 31 vjeç nga Divjaka është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Një tjetër 21-vjeçar nga fshati Bedat, Divjakë është shpallur në kërkim pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 31-vjeçar dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër.  Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit.

Një 31-vjeçar tjetër nga Fieri është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtje. Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA