Arrestohet një person dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për ndërtime pa leje në Kukës

30/06/2023 09:23

Një 39-vjeçar nga Kukësi është arrestuar pasi ka ndërtuar pa leje një objekt me qëllim biznesi dhe procedohet në gjendje të lirë një person tjetër.

Gjithashtu një person tjetër nga fshati Shtiqen në Kukës po hetohet në gjendje të lirë pasi ka ndërtuar një objekt pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA