Gjykata elektorale e Brazilit ndalon ish-presidentin Jair Bolsonaro të kandidojë për 8 vjet (fotot)

30/06/2023 21:52

Një panel gjykatësish kanë ndaluar sot ish-presidentin e djathtë brazilian Jair Bolsonaro të kandidojë për zyrë publike deri në vitin 2030, pasi sipas tyre ka abuzuar me pushtetin dhe “ka hedhur dyshime mbi sistemin elektronik” të votimit në vend.

Vendimi me shumë gjasa eliminon tashmë çdo shans që 68-vjeçari të rikthehet së shpejti në pushtet.

Pesë gjykatësit e gjykatës elektorale të vendit thanë njëzëri se pranonin se Bolsonaro kishte përdorur mjetet qeveritare të komunikimit për të promovuar fushatën e tij dhe për të hedhur dyshime mbi procesin e votimit elektronik.

Dy gjykatës votuan kundër.

“Ky vendimi jep fund shpresave të Bolsonaro për t’u bërë përsëri president dhe ai e di këtë,” tha Carlos Melo, profesor politike në Universitetin Insper në Sao Paulo. “Pas kësaj ai do të përpiqet të paktën të qëndrojë jashtë burgut, duke ruajtur një pjesë të kapitalit politik me aleatët”.

Duke folur për gazetarët nga Minas Gerais, Bolsonaro ankohej se gjyqi ndaj tij ishte i padrejtë dhe i motivuar politikisht.

Gjyqi duket se ka rigjeneruar mbështetjen online për Bolsonaro, mbështetësit e të cilit thonë se po viktimizohet nga sistemi i korruptuar gjyqësor, në mënyrë të ngjashme me Donald Trump në SHBA, thotë ekspertja Marie Santini e analistëve NetLab.

“Do të flas me avokatët, jeta vazhdon,” tha ish-presidenti brazilian kur u pyet se cili do të ishte hapi i tij i ardhshëm.

Vendimi mban larg Bolsonaro nga zgjedhjet e 2024 dhe ato vendore të 2028.

Edhe ish-presidenti i Brazilit Fernando Collor de Mello dhe ai aktual Luiz Inácio Lula da Silva janë shpallur të përjashtuar nga kandidimi në të shkuarën, por rasti i Bolsonaro është i pari kur një president përjashtohet për shkelje zgjedhore dhe jo kriminale.

Bolsonaro mban udhëheqjen ceremoniale me partinë e tij liberale dhe ka udhëtuar ne vend per takime me popullin, duke akuzuar Lula për vjedhje të votave në fitoren e ngushtë të tetorit të shkuar.

Kësaj jave mbështetësit e tij vijuan me kontributet e tyre për të mbledhur 1.1 milion real ($230,000) për gjobat e Sao Paulo të vendosura ndaj administratës Bolsonaro për shkelje të kufizimeve COVID-19.

FOTO GALERI
1/3
Vendimi me shumë gjasa eliminon tashmë çdo shans që 68-vjeçari të rikthehet së shpejti në pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA