Në kërkim për transport të paligjshëm të emigrantëve, kapet 39-vjeçari në Fushë-Arrëz

29/06/2023 13:39
Foto ilustruese

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar për transport të paligjshëm të emigrntëve.

Më datë 9 të këtij muaji, 39-vjeçari me iniciale L.T., banues në Fushë Arrës, u konstatua duke transportuar me automjet, emigrantët nga vendet e treta.

Pas konstatimit ai sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë e automjetit që drejtonte dhe ka mundur të largohet.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L. T., 39 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, pasi më datë 09.06.2023, u konstatua duke transportuar me automjet, emigrantë nga vendet e treta. 39-vjeçari i ndaluar, më 9 qershor, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë e automjetit që drejtonte dhe ka mundur të largohet”, sipas njoftimit të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA