Muzikë të lartë pas mesnate në zonën muzeale, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër

29/06/2023 13:38

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër për prishje të qetësisë publike.

Policia ka kishte konstatuar se në lokalin në pronësi të M. Sh., në zonën muzeale të qytetit, ishte vënë muzikë e lartë, pas mesnate, zhurmë e cila përbënte shqetësim për banorët dhe për turistët.

Menjëherë pas konstatimit, njëri nga punonjësit e Policisë ka ndërhyrë me qëllim ndërprerjen e zhurmës.

Shtetasi M. Sh., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, nuk ka pranuar ta ndalojë muzikën dhe ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë që ai të mos kryente veprimet e mëtejshme procedurale. Ky shtetas u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë, për paligjshmëritë e kryera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA