Ish-zëvendëspresidenti i Donald Trump, Mike Pence ka bërë sot një udhëtim surprizë në Ukrainë, duke u kthyer në të parin kandidat republikan që viziton Kievin.
Rrjeti amerikan i informacionit, NBC, thotë se zoti Pence është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij.
“Unë besoj se Amerika është lideri i botës së lirë.
Por duke ardhur këtu thjesht si një qytetar i thjeshtë – duke qenë në gjendje të shoh me të vërtetë heroizmin e ushtarëve ukrainas që rreshtin në ato pyje, shikoj heroizmin e njerëzve këtu në Irpin që i bën rezistencë duke stepur pas ushtrinë ruse për të arritur të shikojnë edhe njëherë familjet e tyre… kjo më nxiti mua për të bërë pjesën time, për të vazhduar thirrjen për mbështetje të fortë amerikane për miqtë dhe aleatët tanë ukrainas. Shtëpitë e këtyre njerëzve u bombarduan në mes të një pushtimi të pandërgjegjshëm dhe të paprovokuar rus “- tha Pence.
Një nga këshilltarët kryesorë të Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, tha se Pence “e kupton absolutisht qartë se çfarë është Rusia”.
“Ai e kupton thellësisht Rusinë dhe e kupton thellë natyrën e këtij konflikti, se nuk ka të bëjë me territore, as për asnjë biznes, as për asgjë përveç gjësë kryesore… ato vlera për të cilat u krijuan Shtetet e Bashkuara”.
Top Channel