Besimtarët myslimanë sfidojnë të nxehtit për goditjen simbolike me gurë të djallit në mbyllje të Haxhit (fotot)

29/06/2023 18:35

Besimtarët myslimanë lëshonin sot gurë ndaj kolonave që simbolizojnë ‘Të Keqen’ në ditët e fundit të pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite.

Pelegrinazhi masiv i këtij viti ka tërhequr më shumë se 1.8 milionë muslimanë nga e gjithë bota.

Pelegrinazhi drejt Mekës është një nga pesë detyrimet kryesore të besimtarit dhe kërkohet të paktën një herë në jetë nga çdo musliman që ka mundësi ta bëjë, si një udhëtim reflektimi shpirtëror për larjen e mëkateve dhe konfirmimit të unitetit të komunitetit musliman të të gjithë botës.

Ai nis me ecjen rreth Qabes së shenjtë të xhamisë së madhe të Mekës, struktura e zezë kubike nga e cila drejtohen gjatë lutjeve të tyre të gjithë muslimanët në botë.

Besimtarët e hershem erdhën në malin Arafat, këtu i besohet se profeti musliman Muhamed tha fjalimin e tij të fundit.

Gjatë tre ditëve të fundit të Haxhit, besimtarët kryejnë ritualin e lëshimit të gurëve ndaj kolonave të betonit që përfaqësojnë djallin, që është një imitim i largimit të tundimit ndaj Profetit Ibrahim siç parashtron tradita muslimane. Në traditat kristiane dhe hebreje profetit i referohen si Abraham.

“Falë Zotit kryem me sukses Haxhin dhe jemi tani këtu në ditën e dytë të lëshimit të gurëve”, tha besimtari turk Ahmed Emret.

Ai është mes qindra mijëra besimtarëve që kanë ardhur në kompleksin Jamarat ku kalimet pedonale dhe urat i drejtojnë vizitorët mes tre kolonave për të goditur me gurë.

Dekadën e shkuar kjo ceremoni u shënua me tragjedi të shtypjes së dhjetra pelegrinëve, dhe prej atëherë autoritetet kanë zgjeruar impjantin dhe kanë vendosur kontrolle të ashpra të lëvizjes së turmave.

Tre ditët e fundit të Haxhit përkojnë dhe me Kurban Bajramin, kur muslimanët therrin kafshë ushqimi në formë sakrifice, dhe mishin e ndajnë me të varfrit.

Haxhi i sivjetshëm u krye në temperatura nxehtësie ekstreme që arrinin deri në 45 gradë. Shumica e ritualeve u mbajtën jashtë në nxehtësinë e shkretëtirës.

Zyrtarët sauditë thanë se trajtuan më shumë se 1000 raste ezaurimi nga të nxehtit vetëm të enjten. Ata kanë këshilluar vizitorët të mbajnë çadra dhe të evitojnë diellin pa mbrojtje, ndërsa janë shpërndarë pika të shumta freskimi për pelegrinët.

FOTO GALERI
1/7
Besimtarët muslimanë lëshonin sot gurë ndaj kolonave që simbolizojnë ‘Të Keqen’ në ditët e fundit të pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite.

Top Channel