Vorë/ Theu masën e sigurisë dhe qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 19-vjeçari

28/06/2023 10:43

Një 19 vjeçar në Vorë është arrestuar pasi theu masën  e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe qëlloi me armë zjarri kallashnikov në ajër.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 7 pas informacionit të marrë se në afërsi të liqenit të fshatit Muçaj, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë vënë në pranga 19-vjeçarin L. M., banues i fshatit.

Gjithashtu u procedua penalisht një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi drejtonte makinën me të cilën kanë shkuar të liqeni.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari i arrestuar, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov e përdorur gjatë ngjarjes dhe 4 krehra.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA