Video/ Dy të mitura rrahin në mënyrë brutale një vajzë në park, pamjet ngjallën zemërim në publik

28/06/2023 10:44

Policia në Britaninë e Madhe ka nisur hetimin për identifikimin e dy vajzave të cilat shihen duke rrahur brutalisht një vajzë tjetër.

Video e dhunës është publikuar nga njerku i vajzës së dhunuar. Sipas njerkut të vajzës së dhunuar, sulmi ndodhi të shtunën në një park pa ndonjë arsye të dukshme.

Siç shihet edhe në video, dy vajzat e tjera e kanë goditur vazhdimisht vajzën tjetër në kokë me grushte dhe shkelma.

“Ajo kishte shkuar në park për të takuar miqtë e saj. Menjëherë pas kësaj ajo u sulmua papritmas dhe u rrah rëndë nga dy vajza të tjera nga zona të cilat e gjuajtën me shkela, e rrahën dhe e pështynin. Dëshmitarët okularë nuk bënë asgjë për ta ndihmuar atë”, tha njerku i viktimës për Daily Mail.

 

Sipas tij, vajza ka pësuar lëndime në kokë, krahë, këmbë dhe mavijosje në gjunjë dhe pëllëmbë.

Në të njëjtën llogari në Tëitter është bërë publike edhe një video tjetër e cila dyshohet se është regjistruar pas sulmit ndaj vajzës. Në këtë video shihen tre vajza duke u përleshur me një grua në moshë të madhe. Sipas informacioneve, gruaja është nëna e vajzës që u sulmua.

Top Channel