Zëdhënësja e qeverisë ruse Maria Zakharova, tha sot se “bëjmë thirrje për përmbajtje dhe zgjidhje të çështjeve konfliktuale me mjete paqësore, politike e diplomatike,” pasi katër luftëtarë armenë u vranë në rajonin e kontestuar separatist të Nagorno-Karabak.
Zyrtarët në Karabak thanë se ushtria e Azerbaixhanit hapi zjarr me artileri ndaj pozicioneve armeve, në një rindezje të pashpjeguar të përplasjeve që kanë shkaktuar gjate viteve viktima të shumta.
Zhvillimi i trishtë vjen në kohën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA mes fqinjëve në armiqësi të vjetër.
Rusia ka qenë më parë garantuese e rajonit ish-sovjetik ndërsa sot shprehu shqetësim për luftimet e reja mes armiqve të Kaukazit malor.
“Njësi të ushtrisë së Azerbaixhanit hapën zjarr me artileri ndaj pozicioneve armeve. Katër ushtarakë u vranë si rezultat i këtij provokimi nga Azerbaixhani”, thuhej në njoftimin e ministrisë së Karabak, sipas rrjetit francez AFP.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan paralajmëroi për rrezik destabilizimi.
“Nxis komunitetin ndërkombëtar të marra hapa praktikë për të siguruar të drejtat dhe sigurinë e popullit të Nagorno-Karabak”, tha ai në një mesazh.
Përplasjet kanë qenë të vazhdueshme në kufirin mes Armenisë e Azerbaixhanit megjithë përpjekjet diplomatike të të dy palëve me ndërmjetësim të BE e SHBA.
Armenia ka akuzuar Azerbaixhanin dhe për një bllokadë ndaj rajoneve etnike armenëve të Karabak, duke thënë se po shkaktonte një krizë humanitare.
Por Azerbaixhani insiston se karvanët e ndihmave dhe civilëve mund te udhëtojnë në rajon.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka pranuar se Azerbaixhani ka ndaluar karvanë ndihmash drejt Karabak, duke shtuar shqetësimet për furnizimin me ushqim e mjekime.
Top Channel