Trafikanti i dyshuar u arrestua pasi lëshoi 15 paku me pluhur të bardhë nga një avion i vogël turistik.
Një avion gjuajtës i ushtrisë franceze raportohet se interceptoi një avion turistik në një rajon të largët malor në fundjavë, duke detyruar pilotin të lëshonte në tokë dhjeta pako të dyshuara drogash, njoftonin zyrtarë të sigurisë dhe forcave ajrore, për rrjetin vendas AFP.
Avioni ushtarak Rafale u ngrit për të kontrolluar mjetin e vogël ajror me një helikë në rajonin e largët malor Ardèche pasi po fluturonte në një hapësirë ajrore “të ndaluar”, prej afërsisë ndaj një impjanti energjitik bërthamor.
Kur gjuajtësi Rafale iu afrua piloti ushtarak tha se pa “sjellje të panikosur në kabinën e fluturimit të avionit”, tha një zëdhënës ushtarak për AFP. “Brenda disa minutash dera e avionit ishte hapur dhe prej saj po hidheshin pako të shumta jashtë”.
Trafikanti i dyshuar ishte me kombësi polake dhe me precedentë të trafikimit të drogave, i cili u arrestua pas uljes në aerodromin e Lanas, Ardèche, njoftonte zyra e prokurorit vendas.
Hetuesit gjetën më pas në tokë 15 pako të hedhura nga ajri në një total prej 30kg pluhuri të bardhë që është aktualisht duke u analizuar.
Ata gjetën gjithashtu më shumë se €45,000 para të thata në kabinën e avionit të regjistruar në Poloni dhe në zotërimet personale të pilotit.
Incidenti vjen pas zbulimit të më shumë se dy ton kokainë në plazhet e veriut të Francës në mars. Ndërsa vitin që kaluar autoritetet thanë se kanë sekuestruar një total prej ton droga ilegale në të gjithë vendin.
Top Channel