Mbi 200 miliardë dollarë ndihma për COVID-19 mund të jenë vjedhur

28/06/2023 12:18

Në mesin e panikut që mbolli pandemia e COVID-19 me nivelin e pafrenueshëm të infektimeve dhe vdekjeve në fillesat e saj, shumë para u hodhën për kapërcimin e situatës.

Por tani po dalin në pah edhe abuzimet e bëra me to. Inspektori i përgjithshëm i agjencisë amerikane për biznesin e vogël, i cili po heton programet e financuara nga qeveria federale që ndihmuan bizneset e vogla të mbijetojnë krizën më të rëndë të shëndetit publik në më shumë se njëqind vjet, pohon se mbi 200 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur nga dy programe të mëdha për lehtësimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Shifrat e publikuara nga inspektori i përgjithshëm i Administratës amerikane për Biznesin e Vogël janë shumë më të larta se parashikimet e mëparshme dhe nënvizojnë se sa të cenuara ishin nga mashtruesit programet për mbrojtjen e pagave dhe huas gjatë pandemisë, veçanërisht gjatë fazave të para. Raporti i inspektorit të përgjithshëm thotë se rreth 17 për qind e të gjitha fondeve u disbursuan për aktorë që ka mundësi të kenë mashtruar.

Sipas raportit, vlerësimi i mashtrimit në programin e huas për dëmet ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 është më shumë se 136 miliardë dollarë, ose 33 për qind e shumës totale të shpenzuar për atë program. Vlerësimi i mashtrimeve në programin për mbrojtjen e pagave kap shumën prej 64 miliardë dollarësh, tha inspektori i përgjithshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA